Tjetër fitore bindëse e Juventus brenda në shtëpi, këtë herë ka qenë Pescara viktima e radhës e tironezëve. Pas disa vështirësive në fillim për të gjetur hapësira, vendasit arritën të zhbllokonin rezultatin në minutën e 36-të me anë të Khediras pas një aksioni model. Më pas çdo gjë u bë më e lehtë për Zonjën e Vjetër në “Juventus Stadium” dhe dy golat e shpejt në pjesën e dytë nga Mandzukic dhe Hernanes kanë vulosur gjithçka. Juventus vazhdon të marshojë në krye me këtë fitore të pastër teksa Pescara ndodhet në zonën e ftohtë të Seria A.

Artikulli paraprakShkëlqen Ronaldo, Reali arratiset në krye të tabelës
Artikulli tjetërFitore për Pejën dhe Trepçën, derbi të dielën në Prishtinë