Juventus fitoi ndaj Romës në Allianz Stadium me rezultatin 1-0. Golin vendimtar për bardhezinjtë e shënoi Adrien Rabiot në minutën e parë të pjesës së dytë me mesfushorin që përfitoi nga një pasim i Dusan Vlahovic dhe nuk fali përballë portierit Rui Patricio. Sa i takon ndeshjes, ajo ishte mjaft e ekuilibruar dhe në pjesën e parë, Roma pati një mundësi të artë në minutën e pestë kur Bryan Cristante goditi brenda zonës së bardhezinjve, por u ndal nga shtylla.

Nga ana tjetër, Juventus u kundërpërgjigj pas disa minutash me Vlahovic. Serbi lëvizi bukur dhe shmangu mbulimin e Llorentes, por në fund u ndal nga Mancini. Fraksioni i dytë ishte më i luftuar, sidomos për shkak se u zhbllokua edhe sfida nga Rabiot. Roma provoi, por pa ndonjë mundësi të pastër teksa vendasit i shkuan pranë dyfishimit në disa raste, sidomos me Mckennie.

Chiesa gjeti në fakt rrugën e rrjetës, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Deri në fund rezultati nuk ndryshoi dhe Juventus mori nëj trepikësh të artë u ngjitur në kuotën e 43 pikëve, dy më pak se kryesuesit e Inter. Ndërkohë, Roma mbetet me 28 pikë në vendin e shtatë.

Artikulli paraprakNottingham fitoi ndaj Man.United
Artikulli tjetërSpurs fitojnë lehtë dhe i afrohet Arsenalit në vetëm 1 pikë