Juventus merr një fitore shumë të rëndësishme ndaj kampionëve në fuqi të Serie A, Napolit në takimin e parë të javës së 15-të, duke marrë momentalisht edhe kreun e renditjes.

“Zonja e Vjetër” fitoi me rezultatin 1-0 në një takim që rezultoi shumë i luftuar.

Rastet ishin të shumta nga të dyja skuadrat në pjesën e parë, megjithatë ajo u mbyll me porta të paprekura, me Kvaratskhelia që huqi rast të 100% kur doli veç vet me portierin Szczesny, kurse Politano e qëlloi shtyllën.

Juventusi sërish shënoi nga asgjë. Në minutën e 51’, pas një krosimi të topit në zonë nga Cambiaso, Gatti shënoi me kokë, dukerealizuar golin e fitores. Pak më vonë pas një gafe të Szczesny në minutën e 70’, Politano kontrolloi topin dhe ia pasoi Osimhen-it, me këtë të fundit që gjeti rrugën drejt rrjetës me portë bosh, megjithatë ai gol nuk u anulua për pozicion jashtë loje.

Në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 1-0, sepse Juventusi e parkoi “autobusin” dhe kampionët nuk e shpërthyen. Juventus për së paku 24 orë kryeson Serie A me 36 pikë, kurse Napoli renditet në vend të pestë me 24 pikë.

Artikulli paraprakÇfarë po ndodh me transferimin e Arbër Hoxhës te Dinamo Zagreb?
Artikulli tjetërPrishtina fitoi minimalisht ndaj Fushë Kosovës