Nuk kanë faj tifozët e Romës që shumë shpesh janë dëshpëruar me politikën e klubit, e sidomos kur lojtarët më të mirë të tyre kanë kaluar te rivalët në Serie A. Nëse është larguar reprezentuesi gjerman Antonio Rüdiger te Chelsea, është thënë se greku Kostas Manolas nuk do të lëviz për asnjë çmim, mirëpo si duket po ndodh e kundërta, shkruan Korneri.net.

Sipas informacioneve të fundit, Juventus dhe Roma janë në bisedime pikërisht për mbrojtësin grek, dhe pritet që shumë shpejt edhe të transferohet te kampioni italian që po e shpejton hapin në mënyrë që të gjejë zëvendësuesin e Leonardo Bonuccit që befasisht kaloi te Milan.
Roma kërkon 40 milionë euro, kurse agjenti i lojtarit pagë për klientin e tij së paku 3 milionë në vit, që i bie 1,2 milionë më shumë se paga aktuale te Roma. /Korneri.net

Artikulli paraprakTottenham afër argjentinasit 19-vjeçar
Artikulli tjetërPërfundon gjithçka Perisic i Man Utd