Juventusi ka ofruar 17 milionë euro plus shërbimet e mesfushorit Mario Lemina në këmbim të mbrojtësit të djathtë të Valencias, Joao Cancelo.
Sipas burimeve të mediave spanjolle dhe Corriere dello Sport, bardhezinjtë shpresojnë të përdorin interesimin e Valencias në mesfushorin Lemina si pjesë të marrëveshjes.
Gjigantët janë të gatshëm të përfshijnë mesfushorin Lemina së bashku me një shumë prej 17 milionë eurosh për të fituar shërbimet e Cancelos, shkruan tg.
Cancelo ka një çmim prej 35 milionë eurosh, por dy klubet kanë bërë shumë punë së bashku së fundmi me Simone Zazan dhe Norberto Neton duke shkuar në Spanjë.
23-vjeçari luan në një shumëllojshmëri të roleve të anës së djathtë, gjë që e bën të vlefshëm për trajnerin eklektik Max Allegri.
Ai është një reprezentues portugez dhe ka tre gola në katër paraqitje me kombëtaren.