Juventusi ka shënuar fitoren e dytë radhazi në kampionat pasi në shtëpi me mjaftë mund mposhti Sampdorian me rezultat 3-2.

Ndeshja nisi mirë për bardhezinjtë me golin e hershëm dhe shumë të bukur  të Paulo Dybala, i cili 11 minuta më vonë lëshoi fushën pas një lëndimi që pësoi, shkruan Korneri.net

Dy minuta para pushimit Leonardo Bonucci  shënoi nga penalltia, pasi lojtari i dorianëve preku me dorë topin. Një minutë më vonë ishte Yoshida ai që rihapi ndeshjen duke ngushtuar epërsinë e vendasve.

Manuel Locatelli ishte autori i golit të tretë të Juventusit, që më pas hoqi keq, pasi mysafirët bënë trysni të madhe.
Antonio Candreva shënoi për 3-2, por pa mundur Sampdoria të befasonte krejt në fund gjigantin italian.

Me këtë sukses Juventusi ngjitet në vendin e 9 me 8 pikë, ndërsa Sampdoria klasifikohet në vendin e 14 me 5. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here