Skuadra e Juventusit ka rrëmbyer Kupën e Italisë duke shkatërruar Milani me shifrat 4-0. Zonja e Vjetër është treguar tejet cinike, ku në një kohë të shkurtër ka lëshuar në tokë skuadrën e Milanit.
Për 20 minuta skuadra e Juves ka shënuar 4 gola. Benatia la gjurmë në këtë ndeshje duke shënuar dy gola të shpejtë në portën e Milanit. Benatia u ndoq nga Douglas Costa, i cili shënoi për juventinët dhe në fund ishte autogoli i Kalinicit.
Kështu mbyllet finalja e Kupës së Italisë, ndërsa tashmë Juventus numëron 13 Kupa. Ajo që ra në sy ishte paraqitja e dobët e portierit të Milanit, Donnarumma, që gaboi rëndë në dy gola sonte dhe së bashku me Kalinic ishin meritorë në debaklin e rossonerëve.