Juventus siguron tri pikët në “Stadio Artemio Franchi” ndaj Fiorentinës në takimin e javës së 11-të të Serie A.

Maftuan dhjetë minuta lojë që “Zonja e Vjetër” të zhbllokonte ndeshjen, me Mirettin që gjeti golin pas asistit të dhuruar nga Kostic, e më pas Juve nuk e kaloi gjysmën e fushës së vet mbi10 herë.

Pavarësisht tentimeve të panumërta të vendasve, iniciativës totale, 26 gjuajtjeve në total, megjithatë Juve mbeti pa pranuar gol, dhe vetëm ata mund ta fironin një ndeshje si kjo.

Pas takimit të javës së 11-të, Fiorentina numëron tre ndeshje pa fitore dhe renditet në vend të tetë me 17 pikë, kurse Juve i dyti me 26 pikë, dy më pak se Inter.

Artikulli paraprakPrishtina me 10 futbollist barazoi me Llapin
Artikulli tjetërReali ndalet, Rayo Vallecano “kala” e pathyer