Për Juventusin sot është një ditë i veçantë, pasi skuadra torineze feston 120 vjetorin e lindjes. 1 nëntori i vitit 1897 ishte një ditë e shënuar për “Zonjën e Vjetër”, teksa një grup të rinjsh themeluan nja nga klubet më të lavdishme në Itali dhe jo vetëm.

Për të festuar në mënyrën më të mirë këtë ditë klubi bardhezi ka lançuar hashtagun (#Juve120) në të cilën mund të zgjedhësh edhe formacionin më të mirë. Gjithsesi La “Gazzeta dello Sport” ka postuar edhe 11-shen më të mirë të historisë së bardhezinjve sipas tyre.

Në portë është Buffon, Cabrini dhe Rosettanga krahët, ndërkohë që Scirea dhe Morini formojnë dyshen e mbrojtjes. Tardello dhe Platini në mesfushë, ndërkohë që Del Piero, Zidane dhe Sivori, formojnë treshen pas Bonipertit.

Artikulli paraprakPo bëhet gati transferimi më i madh në historinë e Real Madrid!!!
Artikulli tjetërBiletat për ndeshjen Kosovë U21 – Izrael U21, dalin në shitje më 6 nëntor