Juventusi kalon me sukses pengesën Frosinone, kundërshtar të cilin e mposhti 1-3.

Skuadra e Max Allegrit e mbylli pjesën e parë në avantazh falë golit të 18-vjeçarit Kenan Yildiz (12’). Sulmuesi turk shënoi një gol tepër të bukur në ndeshjen e parë si titullar me rekordmenët e futbollit italian.

Vendasit barazuan rezultatin në fillimin e pjesës së dytë me anë të Jaime Baez Stabile (51’), i cili iu shkëput bukur mbrojtjes bardhezi. Gjithsesi, “Zonja” gjeti golin e fitores me Dusan Vlahovic nëntë minuta përpara fundit. Sulmuesi i ardhur nga stoli, realizoi me kokë pas krosimit të Weston McKennie.

Ky i fundit u ndal nga traversa pak minuta më parë. Vlahovic realizoi sërish një minutë përpara fundit, por goli u anulua nga VAR-i. Juventusi ngjitet në kuotën e 40 pikëve, duke e shkurtuar në një pikë distancën me Interin kryesues.

Që pret Leccen në “San Siro” (SuperSport 3, 18:00). Marvin Çuni e ndoqi gjithë takimin nga pankina për Frosinonen, që mbetet në kuotën e 19 pikëve.

Artikulli paraprakFati i zi po e përcjell Milanin, Salernitanan e shpëtoi portieri i tyre
Artikulli tjetërReali e rikthen në Bernabeu