Nesër starton sezoni i ri në Seria A, teksa Juventusi do të luajë ndeshjen e parë ndaj Cagliarit. Kampionët e Italisë do të synojnë që të marrin 3 pikët e para, ndërkohë që janë të përqendruar ende në merkato, ku kërkojnë të realizojnë goditjet e fundit për sezonin e ri.
Për momentin sipas “tuttosport” qarkullojnë disa emra në listën e Marotës, teksa nuk përjashtohet mundësia që të jenë 3 blerje nga Marota në ditët e fundit. Një mbrojtës qendre, një i djathtë dhe një mesfushor sulmues si Keita.
Spinazzola
Keita
Boateng
André Gomes
N’Zonzi
Pereira