Portali kroat “Jutarnji.hr” ka shkruar në lidhje me Adnan Januzajn dhe mundësinë që ai t’i bashkohet Përfaqësueses së Kosovës.

Kroacia do të luajë kundër Kosovës në Shkodër në ndeshjen e tyre të ardhshme kualifikuese për “Kampionatin botëror 2018”.

Dhe, portali kroat ka bërë një shkrim rreth mesfushorit të Sunderlandit, që vazhdon t’i injorojë përpjekjet e Kosovës për angazhimin e tij, përcjell “Zëri.info”.

“Mbeturina” e Mancheter Unitedit ka ende të drejtë të luajë për Kosovën, por askush ende nuk e ka thirrur”, është titulli i “Jutarnji.hr”.

Por, përveç tij, portali i njohur kroat ka vlerësuar edhe pjesën tjetër të ekipit të Kosovës që në ndeshjen e parë të eliminatoreve barazoi si mysafire e Finlandës me rezultat 1:1.

Image

Artikulli paraprakSanchez komik! Çfarë tha për veten, Messi dhe Ronaldon
Artikulli tjetërLRF PRISHTINË: Java 2-të, orari dhe çiftet e ndeshjeve