Loja e Atletico Madridit kundër Real Madridit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League të kujton Arsenalin – ka thënë ish-mesfushori i Lyonit, Juninho Pernambucano.
“Për herë të parë, një Atletico që i mungon agresiviteti – jo luftëtarë të vërtetë. Në këtë nivel, është e pafalshme… ma kujton Arsenalin”, ka shkruar braziliani në Tëitter.
Postimi i tij ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, përdoruesit e të cilëve kanë bërë po ashtu shaka në adresë të Arsenalit.