Juan Bernat nuk është aspak i lumtur te Bayern Munchen. Mbrojtësi spanjoll që pas largimit të Guardiolës nga bavarezët nuk shihet më si titullar dhe këtë sezon ka luajtur vetëm 4 ndeshje që nga ffillimi. 23-vjeçari ka kontratë deri në 2018 me Bayernin dhe në pozita të tilla qëndrimi i tij për sezonin e ardhshëm është shumë i vështirë ndaj dhe në verë pritet të ndryshojë skuadër.

Për të nuk mungojnë konkurrentët por në pole position është pikërisht Guardiola që mund ta afrojë atë te Man. City. Edhe Barça, Sevilla dhe Arsenal janë në gjurmët e tij prej kohësh.

Supersport.al

Artikulli paraprakMancini shikoi ndeshjen West Ham-Man.City, por kishte arsye të fortë!
Artikulli tjetërEkskluzive-Zyrtare:Largohet LeMarcus Reed nga Peja drejt Rumanisë