Barcelona mbrojtjen e titullit të kampionit e nisi me fitoren 6-2 ndaj Betis ku edhe njëherë tjetër lojtari i ndeshjes ishte Lionel Messi me dy gola të realizuar. Nuk është asgjë e re kur është në pyetje futbollisti më i mirë në botë, por është lajm që ait ë dy golat i ka shënuar jashtë zonës së 16 metërshit.

Njëri ndër lojtarët dhe golashënuesit më të mirë të të gjitha kohërave, Messi nuk është shumë i njohur për goditjet e sakta jashtë zonave kundërshtare, prandaj klubi i tij Barcelona për golat e shënuar nga distance ka zgjedh 10 më të bukurit. Të gjitha këto gola vlen të shikohen në këtë video, por bie në sy padyshim ai goli kundër Manchester Unitd në finale e Ligës së Kampionëve.

Artikulli paraprak40 gola në javën e parë në La Liga
Artikulli tjetërCrotone interesohet për Berat Gjimshitin