Saktësisht 16 vite më parë me 11 maj 2001, është regjistruar fitorja më e thellë në histori të derbit më të madh lokal në bot Inter-Milan.
Në kohën kur Inter drejtohej nga Marco Tardelli, dhe në anën tjetër tashmë i ndjeri Cesare Maldini, ndodhi rezultati më i paparashikuar dhe më i papritshëm ndonjëherë 0:6, shkruan Korneri.net

Në këtë duel nga dy gola i shënoi sulmuesi atëbotë pak i njohur Gianni Comandini, dy të tjerë i famshmi Andriy Shevchenko dhe nga një Federico Giunti dhe Serginho, por pikërisht braziliani ishte më i jashtëzakonhsmi në këtë derbi pasi përveç golit asistoi në tre gola të tjerë.

Ndoshta në atë kohë Milan nuk ishte skuadër aq e fortë sa ishte dy vite më vonë dhe për 10 vite të tjera me radhë si njëra ndër më të fortat në Evropë dhe më gjerë, por padyshim ishte rezultati që edhe sot e kësaj dite mbahet në mend tek të dyja tifozeritë dhe në Itali. /Korneri.net

Artikulli paraprakVettel te Mercedesi?!
Artikulli tjetërTensione në treningun e Bayern Munchen!