Ish-drejtori ekzekutiv i Juventusit, Luciano Moggi do të mbërrijë mëngjesin e të enjtes në Shqipëri për të takuar nga afër drejtuesit e Partizanit.

Partizani dhe Moggi pritet të nisin një bashkëpunim për të ardhmen.

Moggi do të jetë i ftuar nga presidenti Demi dhe pritet që në të ardhmen të diskutohet mundësia e qënies si këshilltar pranë klubit të kuq për çështjet teknike.

Ai do të qëndrojë në Tiranë deri të hënën në mëngjes dhe do të jetë i pranishëm në ndeshjen Vllaznia-Partizani.

Artikulli paraprakKomisioni Disiplinor i FFK-së merr vendimin për Bajram Gashin e Ismet Munishin
Artikulli tjetërZyrtare: Ylli i Bayern Munchen nuk luan sonte ndaj Realit