Buffon, Cannavaro, Thuram, Sensini, Vanoli, Baggio, Boghossian, Fuser, Veron, Chiesa, Crespo.
Këta ishin futbollistët në këtë foto që e fituan Kupën e UEFA-së, me 12 maj 1999 kur në finale deklasuan Marseille me rezultat 3:0.
Ishte njëra ndër skuadrat më të talentuar në Serie A dhe Evropë pasi vitet e 90-ta, ishin totalisht te dominuara nga skuadrat italiane që nuk kishin as më të voglin konkurrent në asnjë garë, shkruan Korneri.net

Ajo ishte Parma e drejtuar nga Alberto Malesani që me pak fat ka mundur edhe ta fitonte kampionatin italian që atë kohë ishte me plotë tetë skuadra që luftonin për titull.
Kohët ndryshuan, e së bashku me të edhe sukseset dhe dëshpërimet e kësaj skuadre që aktualisht shkaku i krizës së madhe financiare dhe borxheve që kishte, para dy viteve është dashur të largohej në Lega Pro, për të nis një aventurë të re drejtë elitës së futbollit italian.

Lajmet e mira në ditët e para të muajit maj janë se 30% të klubit e ka marr binznesmeni kinez Jiang Lizhang që e mbanë edhe klubin spanjoll Granada.
Marrëveshjen e ka realizuar pikërisht dikur sulmuesi ndoshta edhe më i mirë në Evropë, sot drejtori sportiv Hernan Crespo, si dhe presidenti dhe njeriu që e bëri Parmës klub të madh, Nevio Scala së bashku me Kompaninë Desport.
Synimi i të gjithë është që Parma të kthehet sa më shpejtë që është e mundur në Serie A. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here