Skuadra e Real Madrid nën drejtimin e Zinedine Zidane nuk është më një ekip i pamposhtur.

“Madrilenët” sonte kanë humbur 2 me 1 në udhëtim te Sevilla.

Në fakt kjo ndeshje e sontme ndaj Sevillas mund të ishte e 41-ta me radhë që Real Madrid nuk pëson disfatë dhe barazimi i dytë radhazai ndërmjet këtyre dy skuadrave në “Pizjuan”, por ata pësuan.

Fillimisht Ronaldo nga penalltia kaloi në epërsi Realin, kurse për barazimin 1:1 shënoi Ramos me një autogol, ndërsa për tre pikët e Sevilla në këtë përballje shënoi Jovetic, i cili pak ditë më parë ishte transferuar nga Inter.

Pas këtij barazimi, Real Madrid është lider i vetëm me 40 pikë, kurse Sevila e e dyta me 39.

Artikulli paraprakKupa e Kombëve të Afrikës: Riyad Mahrez e shpëtoi Algjerinë nga humbja befasuese
Artikulli tjetërFiorentina e “shtrinë” për toke Juventus-in