Jose Mourinho ka një skuadër të mbushur me yje për sezonin e ri. Strategu portugez ka afruar gjatë këtij sezoni blerje të reja: Lindelof, Lukaku dhe Matic, për të kompletuar skuadrën, ndërkohë që tashmë ka luksin që të formojë dy skuadra.
Në vitet e fundit nuk jemi mësuar që të shohim një United kaq të fortë që nga koha kur Alex Ferguson u largua nga drejtimi i skuadrës. Mourinho kërkon dhe një blerje tjetër, por nëse i hedhim një sy emrave që ka në dispozicion, për momentin ai mund të luajë fare mirë me dy formacione.
Dy skema 4-3-3 që mund t’i përdorë në sezonin e ri që do të jetë shumë i ngjeshur dhe për shkak të impenjimit në Ligën e Kampionëve.