Nuk po e shkfrytëzon sa duhet, prandaj mund ta humbë.
Milan nuk po llogaritë shumë të talentin portugez Andre Silva, i cili ka pak minutazh dhe nuk është i rregullt në formacion as te Gennaro Gattuso, e kishte shumë më pak te Vincenzo Montella, përcjell Korneri.net
Një situatë e tillë aspak e mirë për lojtarin që është mjaftë i mërzitur që nuk po luan, po mundohet ta rregullojë menaxheri i tij i famshëm Jorge Mendes. Ai ka nis bisedimet me klubin epasur francez Monaco, apo më saktë me presidentin Dmitrij Rybolovlev, me këtë të fundit i cili e adhuron shumë sulmuesin e ri.
Për momentin janë bisedime, por kur Mendes flet për një transferim, atëherë mund të konsiderohet si çështje e mbyllur, edhe pse duhet të presin të gjithë përgjigjen e Milanos që apsolutisht nuk është i interesuar që ta shet lojtarin pavarësisht të gjitha rrethanave.
Silva parashihet në projektin afatgjatë të Milanos, mirëpo nëse situata nuk ndryshon atëherë edhe skenari nuk do të jetë i njëjtë. /Korneri.net