Reprezentuesi portugez i Interit, Joao Mario i cili ka qenë lojtari më i mirë në ndeshjen e fundit të fituar nga neroaxurët përballë Genoas, ka dhenë një deklaratë shumë interesante që ka të bëjë me bashkëkombasin e tij Cristiano Ronaldo.

Duke e parë se pronarët e rinjë të Interit janë jashtëzakonisht të interesuar të investojnë shumë miliona për përforcimin e lojtarëve më të mirë në treg, Joao Mario tha: “Nëse një ditë CR7 do të largohet nga Real Madridi, unë po ju premtoj që do ta sjell tek Inter”.

Sigurisht një deklaratë e tillë është shumë positive për tifozët e Interit që janë të zhgënjyer me rezultatet e skuadrës përkundër përforcime dhe 110 milionë eurove të investuara gjatë afatit të fundit kalimtar, mirëpo Joao Mario tha se të gjithë duhet të jetë të durueshëm sepse shumë shpejt ky Inter do ta pushtoj Italinë dhe Evropën.

 

 

Artikulli paraprakBalkan League, Tirana bie përballë Sutjeskës
Artikulli tjetërKëta 5 futbollistët e fituan ‘Topin e Artë’ pa e merituar