Përforcimi i rëndë plotë 45 milionë euro, Joao Mario ka biseduar për ndeshjen derbi të Italisë dhe jo vetëm për këtë fundjavë kundër Juventusit. Sipas portugezit ndeshjet derbi gjithmonë dhurojnë spektakël dhe emocione të papara, dhe kjo do të ndodh edhe këtë herë.

Ai mendon se trajnerit De Boer i duhete dhe pak kohë prandaj po ka telashe të gjejë ritmin dhe Ineri humbi ndaj Beer Sheva në Europa League, por Joao Mario ka një porosi për Juventusin:

“Juve, këtë herë do t’iu mposhtim. Edhe Portugalia nuk ishte favorit për titullin e Evropës në Francë, por ia dolëm, kështu që edhe ata ndoshta janë favoritë, por do të dalin kokëulur nga Mezza” tha reprezentuesi portugez.

 

 

Artikulli paraprakBarcelona vazhdon me fitore bindëse
Artikulli tjetërNdeshje shumë speciale e Atl.Madrid në Vicente Calderon