Pas humbjes së turpshme 6-0 në Ligën e Kombeve ndaj Spanjës, të gjithë pyesin veten se si do të jetë e ardhmja e trajnerit Joachim Low në kombëtaren gjermane.

Vet trajneri gjerman u shpreh një ditë pas ndeshjes: “Nëse duhet të merakosem për vendin e punës, duhet të pyesni persona të tjerë”. Sot në mëngjes Low mori edhe për përgjigjen e tij. Sipas asaj që shkruan “Bild”, presidenti i federatës, Fritz Keller, Oliver Bierhoff dhe Marcus Sorg patën një takim në një nga lozhat “VIP” në terminalin e Mynihut. Aty është diskutuar për 30 minuta rreth së ardhmes së trajnerit.

hoakim lëv

Vendimi? Low as nuk do të shkarkohet dhe as nuk do të dorëhiqet, të paktën për momentin. Vet trajneri nuk ishte i pranishëm në mbledhje, ai u pa shumë pak në ambientet e aeroportit, derisa ndezi një cigare. Presidenti i federatës doli me një deklaratë zyrtare ku u shpreh: “Ne kemi nisur një rrugëtim të gjatë dhe të vështirë së bashku me trajnerin.

Siç e pamë edhe të martën në mbrëmje, ky nuk do të jetë një rrugëtim i lehtë, por nuk mund të marrim vendime të nxituara dhe duhet të besojmë te zgjedhjet që kemi bërë në të shkuarën për të mirën e Gjermanisë”, tha 63-vjeçari duke konfirmuar edhe një herë tjetër qëndrimin e trajnerit të kombëtares gjermane në një moment jo shumë të lehtë. Humbja e thellë ndaj Spanjës ka krijuar një tension të lartë në Gjermani, pasi të gjithë prisnin largimin e Low pas ndeshjes së luajtur në Sevilla.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here