Ardhja e strategut të madh italian Carlo Ancelotti te Bayern Munchen, ka ndryshuar shumë edhe sitemin dhe taktikën e lojës së bavarezëve. Në fillim u përfol se italiani largoi “tiki-taka” e Guardiolës, duke i dhënë rëndësi dhe prioritet kundërsulmit dhe lojës vërtikale. Ndërkohë, statistikat flasin se ky Bayen i Ancelottit është ekipi me qarkullimin më të lartë të topit në Champions. Dominimi në lojë që përcillet me posedim apsolut të topit, ka befasuar të gjithë dhe ka tejkaluar edhe skuadrat si Barcelona e Manchester City.
UEFA ka zbardhur statistikat e 32 ekipeve pjesëmarrëse për dy ndeshjet e luajtura. Bayern kryeson këtë grafik duke qarkulluar topin 68%. Pas tyre renditet Barcelona me 65% dhe në vendin e tretë është Dortmundi me Totenhemin nga 62%. Ajo që ka çuditur më shumë ekspertët dhe tifozët është stili i Pep Guardiolës. Deri tani Manchester City nën drejtimin e tij ka korrur një fitore dhe një barazim. Por ka qarkulluar 58% topin, kuotë e cila e rendit në vend të gjashtë pas Juventusit të Alegrit.