Mundo Deportivo zbulon një prapaskenë interesante që lidhet me Neymarin. Braziliani u transferua nga Barcelona te PSG për 222 milionë euro në verën e vitit 2017.

Duke vijuar të jetë blerja më e shtrenjtë në historinë e futbollit. E përditshmja spanjolle shkruan se “ylli” i kombëtares së Brazilit ka dashur të rikthehet në “Camp Nou”.

Por, Xavi ka vendosur veton. Duke refuzuar në mënyrë kategorike mundësinë e rikthimit të 31-vjeçarit te kampionët në fuqi të Spanjës. Trajneri i Barcelonës nuk i vë në dyshim aftësitë e Neymarit, me të cilin ka luajtur si shok skuadre tek ekipi katalanas. Por ka një problem tjetër.

Ish-mesfushori i madh ka marrë këtë vendim për të mos prishur ekuilibrin dhe harmoninë që ka krijuar gjatë një viti e gjysmë në stolin e Barçës. Braziliani dha kontribut në 35 gola gjatë sezonit të kaluar me PSG-në, duke regjistruar 18 gola dhe 17 asiste në 29 ndeshje të luajtura.

/Supersport.al

Artikulli paraprakAnglezët të shqetësuar nga Arabia Saudite, kërkojnë ndërhyrjen e FIFA-s
Artikulli tjetër“Tradhton” Ferrarin, firmos me skuderinë e re