Ishte një premtim i madh dhe interesant i mesfushorit ofanziv të Milanos, Suso, i cili para derbit të madh lokal përballë Interit, kishte thënë se nëse shënon dy gola, pas ndeshjes do të niset këmbë për tu kthyer në shtëpi.

suso-1

Mirëpo, ishte kroati Ivan Perisic që në sekondat e fundit të ndeshjes shënoi nga afërsia për ta barazuar rezultatin në 2:2, dhe kështu të prish festën e rosonerëve dhe njëkohësisht edhe premtimin e Susos.

Pas ndeshjes Suso deklaroi për të gjitha mediat italiane se nuk do të udhëtojë këmbë në shtëpi (44 km nga San Siro) pasi Milan nuk fitoi, andaj premtimi i tij mbeti vetëm fjalë.

 

Artikulli paraprakMurray është “mbreti” i tenisit, deklasoi Gjokovicin
Artikulli tjetërVan Persie me dy gola e kreu çështjen e fitores në derbin e Stambollit (Video)