Nderim Nexhipi vazhdon të bëjë lëvizje për të përforcuar klubin ku është tashëm drejtor sportiv në Turqi, Manisa FK.

Pasi i dha lamtumirën Ballkanit për të nisur një eksperiencë të re në Turqi, Nexhipi po bën disa goditje për të përforcuar skuadrën e cila ka si qëllim që të ngjitet në Superligën turke.

Sot, është zyrtarizuar transferimi i radhës, një emër që ish-drejtori sprotiv i Kukësit e njeh mirë, pasi ka qenë pjesë e Ballkanit në të kaluarën. Manisa ka huazuar nga Istanbulspor sulmuesin Jetmir Topalli, për ta bërë pjesë të projektit për këtë vit ku ambiciet duket se janë shumë të mëdha.

“Kam këtu miq me të cilët kam luajtur më parë. Kam marrë referenca shumë të mira prej tyre. Erdha në një ekip që synon Superligën. Së bashku me shokët e skuadrës do të punojmë shumë dhe do të arrijmë objektivin tonë”, tha Topalli në prezantimin e tij pas firmës.

Artikulli paraprakTaremi me një këmbë te Milan
Artikulli tjetërKatër transferime të SC Gjilanit nga Shqipëria