Ylli madrilen Gareth Bale po ruhet nga forcat e policisë spanjolle pasi dyshohet se mund të jetë objektiv i sulmit të një bande kriminale të trafikut të lëndëve narkotike, pasi kushërira e të fejuarës së tij është zhdukur bashkë me një valixhe e cila përmban drogë dhe para kesh që kapin vlerat e 1 milion paundëve.

Epiphany Dring, kushërira e modeles Emma Rhys-Jones e cila është e fejuara e Gareth Bale, është zhdukur prej 5 javësh bashkë me një çantë e cila ka pasur 300.000 paund kesh dhe drogë dhe ora të shtrenjta që në total bashkë me paratë kapin vlerën e 1 milion paund, shkruan The Sun.

Banesa ku jetojnë gjyshërit dhe halla e modeles është sulmuar nga banda ku 27-vjeçarja Dring bënte pjesë para se të zhdukej. Familjarët e Emma Rhys-Jones mendojnë se jeta e saj dhe e Gareth Bale mund të jenë në rrezik pasi mund të vihen në objektiv të trafikantëve duke pasur parasysh se këta të fundit janë të pasur. Sipas policisë britanike 27-vjeçarja Epiphany Dring është larguar nga “ishulli” dhe mund të fshihet në Malajzi.

 

/ Top Channel

Artikulli paraprakKlubi i Sigal Prishtinës ka dal me një komunikatë të fuqishme
Artikulli tjetërDe Boer vs Kondogbia: Plas sherri te Interi