Përkrah trajnerit Ilir Daja u shfaq edhe Enea Koliçi në konferencën për shtypin përpara takimit Ballkani-Astana. Portieri i kampionëve të Kosovës u ndal tek dueli ndaj ekipit kazak në grupin C të Conference League, ku ndër të tjera tha: “Në Prishtinë kemi treguar se jemi ekip i fortë. Është e rëndësishme të mbajmë portën të paprekur. Ne gjithmonë futemi në fushë për të fituar. Astana nuk është ekip i dobët, edhe pse nuk ka fituar ende në grupe. Kemi respekt për kundërshtarin, por më shumë respektojmë veten”.

Ballkani pret Astanën në “Fadil Vokrri” të enjten (18:45), sfidë ku do të synohet fitorja e radhës pas asaj me Dinamon e Zagrebit. Takimi do të transmetohet live në SuperSport 2.

Artikulli paraprak“90% e grupit në dispozicion”, Daja: Astana? Të jemi me këmbë në tokë
Artikulli tjetërFormacionet zyrtare: Paris SG-Milan