Bajram Jashanica ka lënë dje fushën i dëmtuar në minutën e 85-të. Teksa ishte futur si zëvendësues, madje kishte dhënë edhe asistin e golit të tretë, mbrojtësi ka kapur keq gjurin gjatë një dueli në mesfushë. Sipas të dhënave të para që vijnë nga stafi mjekësor i Skënderbeut, kosovari ka një shembje në kupën e gjurit.
Mësohet se e keqja më e madhe që mund të mendohej se Jashanica kishte mbyllur sezonin, është shumuar tashmë. Pas tri ditësh pritet që të bëhet një rezonancë magnetike për të parë më konkretisht shkallën e dëmtimit dhe kohëzgjatjen. Pritet që kosovari të mungojë të paktën 1 muaj.
/Panorama Sport