Edhe pse Federata e Kosovës i ka bërë thirrje për t’iu bashkuar ekipit që drejtohet nga trajneri Bunjaki, Januzaj ende nuk ka kthyer një përgjigje duke injoruar në një farë mënyre ftesën nga përfaqësuesja e vendlindjes së tij.

Së fundmi, Belgjika nuk e përfshiu Adnan Januzajn në listën e ekipit përfaqësues për ndeshjet e para eliminatore të Botërorit “Rusi 2018”. Por edhe pas kësaj, lojtari i Sandërlendit vazhdon të mos i kthejë një përgjigje këmbënguljes së FFK-së për t’u bërë pjesë e ekipit të Kosovës.

Pas refuzimit që i bëri Shqipërisë dhe zhgënjimit që pësuan tifozët e përfaqësueses kuqezi, tashmë duket se Januzaj po hidhëron edhe fansat e kombëtares së Kosovës. Në këtë situatë, pyetja që lind është: Mos ndoshta Januzaj do të shpallet 2 herë “tradhtar”?

Artikulli paraprakEkskluzive/ Sherr me Redi Jupin, trajneri e lë jashtë Kombëtares futbollistin kosovar
Artikulli tjetërNuk ka fitore në ndeshjen e parë