Sipas “ESPN” mesfushori i përfaqësueses shqiptare, Jahmir Hyka, më në fund ka gjetur një akord me San Hoze Ërthkueiks në kampionatin amerikan të futbollit dhe do të bëhet pjesë e kësaj skuadre pa pritur verën, siç parashikohej në fillim.

Sipas burimeve pranë MLS-së, nëpërmjet të cilës kalojnë të gjitha informacionet e klubeve amerikane për transferimet, është arritur akordi parimor mes palëve, por për t’u zyrtarizuar, sigurisht duhet që Hyka të kalojë vizitat mjekësore për klubin e tij të ardhshëm.

I njëjti burim shpjegoi për rrjetin sportiv amerikan se rroga e Hykës do të jetë rreth 500 mijë dollarë në vit, por një pjesë do të paguhet në bonusesh të veçanta sipas rregullores së kampionatit, pasi klubi nuk mund të kalojë “tavanin” e pagave për lojtarët që klasifikohen “normalë” prej 480 mijë dollarësh. Vetëm 3 lojtarë në çdo ekip në MLS mund të bëjnë përjashtim nga ky rregull, si në rastin e Shkëlzen Gashit, i cili përfiton më shumë se 1,6 milionë dollarë në vit te Kolorado Rapids.

Artikulli paraprak15 futbollistë me rrënjë shqiptare në superligën zvicerane
Artikulli tjetërMourinho – Conte? Ja kë preferon Eden Hazard