FC Prishtina do të ketë veç edhe pak kohë për të vendosur se ku do ta pres rivalen nga Gjilani për titull të kampionit, Dritën. Ky takim do të zhvillohet të dielën. Ministria e Sportit sot vendosi që të mos i hap dyert e stadiumit të Prishtinës për këtë super-derbi.

Kjo i zhgënjeu gjithë prishtinasit, të cilët e fajësuan dhe e akuzuan Fadil Vokrrin për ushtrim të ndikimit në marrje të këtij vendimi të dëmshëm për Prishtinën.

Stadiumi “Shahin Haxhiislami” në Pejë, ai i “Xhemail Ibishit” në Prishtine, “Adem Jashari” në Mitrovicë dhe “Rexhep Rexhepi” në Drenas janë opsionet e FC Prishtinës, e cila qe dy vite e gjysmë ka mbetur rrugëve të Kosovës, ku përkundër vështirësive ka arritur në finale të Kupës dhe po e sfidon Dritën për titull.

Foto: Stadiumi “Rexhep Rexhepi” – Drenas
Foto: Stadiumi “Adem Jashari” – Mitrovicë

“Zëri” mëson se Peja pritet të zgjidhet nga prishtinasit si vendtakim me gjilanasit.

Foto: Stadiumi “Shahin Haxhiislami” – Pejë
Artikulli paraprakPërfaqësuesja e Kosovës ndeshet me kombëtaren e fuqishme nga Afrika
Artikulli tjetërS’merr ftesë për Botëror, gjermani shpërthen në lot gjatë stërvitjes