Real Madridi dhe lojtarët nga La Liga spanjolle, kanë dominuar totalisht për skuadrën e vitit 2016, sipas të famshmes franceze “L’Equipe.”
Në mesin e 11 futbollistëve kanë përfunduar katër lojtarë të Real Madridit, Sergio Ramos, Marcelo, Ronaldo dhe Luka Modric, pastaj katër lojtarë tjerë nga La Liga, Messi, Suarez, Alves dhe Griezzman, derisa nga ligat tjera janë edhe dy anëtarët e Juventusit, Buffon dhe Bonucci si dhe francezi N’Golo Kante.
Cristiano Ronaldo të premten e kaluar e fitoi çmimin për lojtarin e vitit 2016 nga gazetat tjera të njohura duke iu falënderuar triumfeve në Ligën e Kampionëve me Realin dhe atë të Evropës me Portugalinë.
Mirëpo, zgjedhjen e skuadrës më të mirë të “L’Equipe” e kontestuan lexuesit, pasi në anketën e bërë në internet ata larguan nga kjo skuadër Luka Modricin për ta vënë atu spanjollin Andres Iniesta, pastaj Serge Aurier dhe Laurent Koscielny zëvendësojnë anëtarët e Juventusit, Dani Alves dhe Leonardo Bonuccin.