Shpejtësia e frikshme e Ronaldo-s e ka bërë një makth për mbrojtjet. Ylli i Real Madrid e shfaqte shpejtësinë e tij më shumë te Manchester United se në Spanjë, por kjo nuk do të thotë se nuk do ta parakalonte edhe tani një mbrojtës nëse do duhej. Ronaldo ka marrë disa këshilla nga njeriu më i shpejtë në botë në vitin 2009, në mënyrë që të përmirësonte teknikën e tij dhe të bëhej më i shpejtë. “I shpjegova disa gjëra dhe i thashë se nëse do ta vendoste këmbën në qendër të gravitetit, ose përpara tij, do ishte më e lehtë. Ai o të ishte më i shpejtë për një kohë më të gjatë,” shprehet Bolt për The Guardian. Edhe në moshën 31 vjeçare ai vazhdon të jetë i shpejtë. Dhe kjo ka ardhur nga një regjim rigoroz.

MIguel Paixao, i cili ndante dhomën me Ronaldo-n gjatë kohës së tij te Sporting Lisbon, ka shpjeguar se si lojtari më i mirë i planetit përdorte pesha për të përmirësuar shpejtësinë e tij. “Gjatë natës ai kishte dy pesha dhe një top dhe ne shkonim në një kopsht pranë shtëpisë. Ai lidhte peshat te këmbët e tij për të përmirësuar shpjetësinë. Ai thoshte se pa peshat, ai ndihej më i shpejtë. Një ditë kur po ktheheshim ai mi vendosi mua peshat për t’iu shmangur makinave me topin në këmbë. Ai gjithmonë donte të përmirësohej, në çdo aspekt, dhe ia arriti,” shprehet Paixao për FourFourTwo. Një tjetër provë që Ronaldo ka punuar shumë për t’u bërë lojtari më i mirë në botë.

Artikulli paraprakFOTO/ Juventus-Milan, ja përballjet e tjera interesante në çerekfinale të Kupës së Italisë
Artikulli tjetërDëshpërohet Armend Dallku [FOTO]