FIFA vendosi që të rrit numrin e përfaqësueseve për botërorin e vitit 2026 në 48 skuadra që do të ndaheshin në 16 grupe nga 3 përfaqësuese, e më pas në fazën e eliminimit do të shihnim 32 përfaqësuese.

Ky system i ri nuk do t’i sjell shumë përparësi evropianëve sepse numri i shteteve nga Kontinenti i vjetër do të shtohej për vetëm tri apo më saktë 16 përfaqësuese pjsemarrëse.

Shumë shtete të forta evropiane ishin kundër këtij vendimi sepse do të humbë cilësia pasi në botëror do të kualifikoheshin gati 1/4 e shteteve anëtare të FIFA-s.

Po të luhej sot Kampionati Botëror sipas ranglistës së FIFA-s, do të dukej kështu:

SH.B.A, Anglia, Kroacia, Franca, Kostarika, Panama, Nigeria, Senegali, Sllovakia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite, Ekuadori, Argjentina,Uellsi, Belgjika, Spanja, Hondurasi, Curacao, Algjeria, Zelanda e Re, Italia, Kina, Peru, Australia, Brazili, Polonia, Gjermania, Uruguaji, Meksika, Tunisi, Burkina Faso, Bregu i Fildishtë, Republika e Irlandës, Uzbekistani, Japonia, Islanda, Portugalia, Kolumbia, Zvicra, Kili, Gana, Egjipti, Haiti, Kongo, Irani, Turqia, Korea Jugore, Holanda.

 

Artikulli paraprakCurry këtë do ta mbajë gjatë në mend (Video)
Artikulli tjetër“Gazzetta” shpjegon pse Ronaldo është më i mirë se Messi