Vllaznia e Drenica, pritet të duelojnë sot mes vete në stadiumin e qytetit të Gjilanit, në kuadër të javës së 20-të në Superligë, shkruan Korneri.net.
Kjo ndeshje ishte paraparë të zhvillohet dje në në stadiumin e njëjtë, mirëpo ishte shtyrë për shkak të rreshjeve të mëdha të borës, që pamundësuan zhvillim e saj.
Gjendja e fushës akoma nuk është në kushte optimale për lojë, aty po punohet nga personat përgjegjës që të largohet bora. Sipas burimeve tona ndeshja do të fillojë në kohën e caktuar nga FFK, në ora 13:00.
Ndeshja Vllaznia – Drenica, e përmbyllë javën e 20-të në Superligë.