Trofeu të cilin e fitoi Drita për edicionin 2017/18 vazhdon të mbetet i shumë komentuar. Nga organizimi i dobët i FFK-së, se si u dorëzua trofeu më i madhi në vendin tonë, e deri te çmimi me të cilin është blerë.

Por, ajo që është ironike dhe vazhdon të komentohet ende është forma e ngjajshme e trofeut me shumë nga trofetë e tjerë që jepen nga Federatat e sporteve të tjera, madje është identik me trofeun të cilin e dhurojnë edhe drejtuesit e njërës ndër ligat më interesante të futbollit të vogël në Kosovë, atë të Ligës “Agim Ramadani” në Gjilan, shkruan Gazetasheshi.com.

Organizatorët e kësaj lige i kanë thënë Gazetasheshi.com se tashmë tradicionalisht që katër edicione e shpërndajnë këtë trofe dhe të gjithë skuadra pjesëmarrëse e dijnë se di duket trofeu i këtij kompeticioni, për dallim nga trofetë që i shpërndan FFK dhe që dallojnë çdo vit.

Foto: Trofeu i Ligës Komunale “Agim Ramadani” në Gjilan

Madje, organizatorët e kësaj lige e kanë zbuluar edhe shumën me të cilën është blerë ky trofe. Çmimi i këtij trofeut kushton 170 euro dhe është blerë në njërin nga lokalet e pajisjeve sportive në Fushë Kosovë.

Foto: Trofeu i FC Dritës që iu dorëzua nga FFK

Një trofe identik është shpërndarë edhe nga Federata e Basketbollit të Kosovës për fituesin e Kupës të cilin këtë vit e fitoi Sigal Prishtina.

Foto: Trofeu i Sigal Prishtinës që iu dorëzua nga FBK

Sidoqotë Federatat rrespektive duhet të kenë shumë kujdes në dhënien e trofeve, pasi që të gjitha vendet e botës trofetë janë unik dhe lloje të ngjajshme nuk mund të gjenden askund.

Artikulli paraprakKëta ishin 5 bomberat e Dritës në edicionin historik 2017/18
Artikulli tjetërTrepça 89 do të bëj revolucion, largimet nisin nga këta futbollistë?