Në momente deri diku të mira vjen lajmi i keq për Real Madridin. Qendëmbrojtësi spanjoll Sergio Ramos pësoi lëndim të rëndë gjatë ndeshjes kualifikuese Shqipëri-Spanjë në “Loro Boriçi”.
Ramos pësoi lëndim në gjurin e këmbës së majtë dhe siç raportojnë zyrtarët e klubit mbretëror, Ramos do të mungojë së paku gjashtë ndeshje.
Kapiteni i Los Blancos do të humbë ndeshjet kampionale ndaj Real Betis, Atletic Bilbaos, Deportivo Alaves dhe Leganes si dhe dy takimet e Champions League ndaj Legia Varsawa për tu kthyer në dispozicion të trajnerit Zinedine Zidane për derbin e Madridit ndaj Atleticos që do të zhvillohet në 20 Nëntor.