Lionel Messi nuk e kishte mbrëmjen e tij në Camp Nou përballë Atl.Madrid, e ndoshta as skuadra e tij pasi luajti baraz 1-1. Në minutën e 58. argjentinasi doli nga loja pasi vetëm pak minuta më herët pësoi lëndim në një duel me Diego Godin.
Messi menjëherë kërkoj zëvendësim pasi lëndoi (zgjati muskulin –adductor magnus) dhe sipas raporteve mjekësore të parat që dolën pas ndeshjes, Messi duhet të mungoj mimumi tri javë.
Tri ndeshjet e ardhshme të Barcelonës janë: Gijon – Barcelona, Celta Vigo – Barcelona dhe Barcelona – Deportivo, kundërshtar aspak të vështirë.