Pas disa sezoneve të suksesshme, Atletico Madrid u eliminua nga faza e grupeve të Champions Leagues.

Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, klubi madrilen ka humbur plot 30 milionë euro pas dështimit të këtij edicioni në eventin më madhështor për klubet evropiane.

Nga marrëveshjet e marketingut dhe pjesëmarrja në fazën tjetër, Atletico Madrid është varfëruar nga dështimi për kualifikim në fazën tjetër ku dy vendet e para i takuan Chelseas dhe Romës.

Tashmë ekipi i Diego Simeones automatikisht do ta vazhdojë garën në Europa League.

Artikulli paraprakGoditje e rëndë para derbit lokal
Artikulli tjetërPërse futbollistët e mbulojnë gojën me dorë, kur flasin në fushë?