Pas fitores së arritur të AC Milan kundër Lazios, Adriano Galliani është pyetur nga gazetarët e Milano TV, mbi vlerën aktuale të kartonit e Carlos Bacca , për të cilën presidenti u përgjigj pa hezitim: “Ashtu sikurse Mauro Icardi dhe Gonzalo Higuain ” .
Nuk ka dyshim se sulmuesi kolumbian është në formë të lartë, me golin e tij të fundit kundër Lazios, ka arritur në kuotën e pesë golave, në pesë javët e para në Serie A. Për këtë arsye Galliani, beson se Bacca duhet të bëjë pjesë në mesin e futbollistëve më të shtrenjët në Itali.