Milani ka qenë shumë aktiv në merkato deri tani, duke transferuar shtatë lojtarë.
Gjatë ditës së sotme, Milani kompletoi transferimin e 22-vjeçarit Andrea Conti nga Atalanta.
Ai u bë transferimi i shtatë për kuqezinjtë këtë verë, pas Mateo Musacchio, Ricardo Rodriguez, Franck Kessie, Hakan Calhanoglu, Andre Silva dhe Fabio Borini.
Kështu, Milani po rinohet dhe duket se po ndërton të ardhmen, pasi mosha mesatare e shtatë lojtarëve të transferuar është 23.1 vjeç.