Caktimi i derbit Inter – Milan në orën 12:30 u kundërshtua fort në Itali apo edhe në Europë, por gjeti aprovimin e madh në vendet aziatike.

Ky orar i pazakontë për një derbi të madh ka të mirat dhe të këqijat e veta. Ndeshja Inter – Milan pritet të jetë më e ndjekura ndonjëherë në historinë e këtij derbi.

Pritet që numri i shikuesve të shkojë plot 862 milionë duke përfshirë të gjithë botën dhe kjo për shkak se ndeshja d të ndiqet edhe në vendet aziatike.

Padyshim një shifër rekord kjo për një ndeshje futbolli në Itali, por që me ardhjen e presidencës kineze të Suning ka bërë që skuadra e Interit të marrë një popullaritet të madh në Kinë.

Artikulli paraprakPo ndodh tani. Tronditet përsëri Dormundi pas ndeshjes, policia konfirmon ngjarjen
Artikulli tjetërFitore e madhe e Realit, shkëlqen CR7