Ditëve të fundit janë shpallur më të mirët e vitit në Serie A.
Derisa shumë çmime kanë shkruar për lojtarët e kampionit të Italisë, Juventusit, në mesin e më të mirëve u gjend edhe mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani, përcjell Korneri.net
Amiri gjatë edicionit që e lam pas në Serie A, ka qenë i hatashëm në mbrojtjen e Veronas, pasi ka ndalë topin e kundërshtarëve në 491 raste (fituar posedimin), apo më saktë më shumë se të gjithë të tjerët në Itali. Kjo ka bërë që Napoli shumë herët të nuhatë një mbrojtës cilësor siç është Amiri, dhe për 14 milionë euro e ka transferuar në San Paolo. /Korneri.net