Të gjithë në Angli e kanë të qartë një gjë…një gjyqtar si Mike Dean jo që është më i dobëti në Premier League, por njëkohësisht edhe më i urryeri në (jo te Man.United).
Sipas mediave britanike Dean ia dha fitoren Jose Mourinhos dhe djelmoshave të tij kur pas vetëm 14. minutash lojë e largoi nga loja me karton të kuq mesfushorin Sofiane Fegouli i cili në dëshirë për të prekut topin, e qëlloi pa dashje mbrojtësin Jones, dhe nga krejt kjo situaatë anëtari i West Ham është dashur minimum të ndëshkohet me karton të verdhë.
Sigurisht se vazhdimi i lojës ishte më i lehtë për Man.Utd që më vonë shënoi dy herë për ta fituar lojën, ndërsa trajneri kroat Slaven Bilic ka kritikaur aq ashpër gjyqtarin pas ndeshjes si asnjëherë tjetër më parë.
Ta shtojmë për fund se edhe goli i Ibrahimovic ishte nga pozicioni i thellë jashtë loje, andaj kundër gjyqtarëve nuk fitohet.