Ishin disa ditë shumë interesante dhe të nxehta në Stamboll.

Fjala është për transferimin e Milot Rashicës, i cili nuk dihej saktë se ku do të luante, pasi qëndrimi i tij te Norwich, ishte me zero mundësi, pasi vet lojtari nuk ka prereruar të luaj në një rang më të ulët në futbollin anglez, shkruan Korneri.net

Fillimisht ishte përfolur nëpër mediet turke se Miloti do të kalonte te Fenerbahce, por shumë shpejt këto zëra u shuan, ndërsa rikthimi te Galatasaray aty ku luajti i huazur për një vit ishte më real. Mirëpo, në fund Rashica u transferua te Besiktas, te skuadra e tretë më e madhe turke.

Redaksia jonë mori vesh, pse Milotin nuk e bleu Galatasaray. Sipas informacioneve të fundit që posedojmë, drejt Stambollit është nisur anësori i famshë, Hakim Ziyech, i cili pritet që gjatë ditës t’i nënshtrohet testeve mjekësore me Galatasaray për të nënshkruar kontratë me gjigantin turk. /Korneri.net

Artikulli paraprakAl Nassr pas yllit të Liverpool, Klopp mund të humbasë një nga pikat më të forta
Artikulli tjetërLazio transferon portierin e Tottenham