Futbolli nganjëherë din të jetë i hidhur. Ashtu ishte sot për futbollistët e Vushtrrisë, të cilët ndonëse treguan lojë të bukur dhe patën disa raste të mira për ta fituar ndeshjen ndaj Flamurtarit, në fund nuk arritën objektivin primar plasmanin në Superligë, pasi u mposhtën në penallti 5-6 shkruan Korneri.net.

Përveç që humbën Superligën, futbollistët vushtrrias mbetën dhe pa preminë që i’a kishte ofruar klubi hiq më pak se nga 1000 euro për lojtarë.

Vushtrria do të kërkojë rikthimin në Superligë, edicionin e ardhshëm pasi tani kanë mbështetjen edhe të kryetarit të klubit i cili pas takimit ka pohuar se do të vazhdojë ta drejtojë skuadrën edhe në edicionin e ri.

Artikulli paraprakAndres Iniesta ka udhëtuar drejtë skuadrës së tij të re
Artikulli tjetërBiletat për ndeshjen Kosova – Shqipëria nga 40 deri 300 franga