Sulmuesi brazilian i Vijarealit, Aleksandre Pato, ka treguar në një intervistë ditët e tij të para të transferimit te Milani. Ndër të tjera, ai ka zbuluar dhe një batutë të Ronaldo fenomenit, i cili e vendosi që në fillim përpara një zgjedhjeje.
“Në dhomat e zhveshjes Ronaldo më pyeti nëse doja të bashkohesha me grupin e tij, duke më treguar një revistë ‘Playboy’, apo me grupin e Kakasë i cili mbante në dollapin e tij objekte besimtarësh të kishës”, tregoi Pato.